Mustafa: Fehmi Agani ishte ideolog i përmasave të mëdha
BKT
Lajme

Mustafa: Fehmi Agani ishte ideolog i përmasave të mëdha

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në 20 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit ka përkujtuar veprën e tij.

Ai tha se Agani si nënkryetar i LDK-së ishte personi më i afërt i Ibrahim Rugovës.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Profesor Fehmi Aganin e kujtojmë sot të gjithë në njëzetvjetorin e vrasjes së tij nga shteti serb.
Nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njeriun më të afërt të Presidentit Rugova, Profesorin e Studiuesin e pashoq.

Të gjithë ne që e takuam dhe punuam me Profesor Aganin, aq sa e patëm rastin të punojmë, mësuam shumë nga urtësia e Tij, vizioni dhe largpamësia në të shtjelluarit politik. Ishte një ideolog i përmasave të mëdha. Njeri me mendje për çdo kohë dhe për çdo situatë. I rrezikshëm për armikun.

Vepra e Profesor Aganit mbetet gjithëherë e më e fuqishme. IM


MË SHUME NGA Lajme