Me këtë këngë e përkujton Rexhep Selimi bashkëluftëtarin e tij
BKT
Lajme

Me këtë këngë e përkujton Rexhep Selimi bashkëluftëtarin e tij

Deputeti i Vetëvendosjes dhe njëri nga eprorët e parë të UÇK-së ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij në 22 vjetorin e vrasjes.

Rexhep Selimi ka kujtuar heroin Luan Haradinajn me një këngë të Mujë Krasniqit po ashtu hero i kombit.

Rexhep Selimi dhe Mujë Krasniqi ishin ata që për herë të parë dolën publikisht më 28 nëntor të vitit 1997 me emblema të UÇK-së.

Me ta ishte edhe deputeti Daut Haradinaj, vëlla i heroit Luan Haradinaj.

Postimi i Rexhep Selimit në Facebook:

NË PËRVJETORIN E LUANIT

Si në çdo përvjetor, edhe 22 vite nga rënia e Luanit, ende po e ndiej të freskët këngën që e këndonte Mujë Krasniqi:

"...Pyesin Zanat për Luanin Kush e rriti ket’ shtatlis

N’sy i shndritke rrezja e diellit Plaga n’ball hie i kish

Me jau shtu shokëve barotin

Si shqiponje malet kalonte Balle për balle me hordhitë serbe 

Pushka e tij sa mirë këndonte!

Në Gllogjan lindi Luani Për Liri e rriti nana 

Amanet t’ia ruani pushkën  Po ua lam’ juve o zana"


MË SHUME NGA Lajme