Thaçi, bisedë telefonike me presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut
rtklive.com
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Ai përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë biseduar edhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimeve euroatlantike.
NJOFTIMI:
Sapo zhvillova një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Homologun tim të ri e urova për fitoren në zgjedhjet presidenciale, e cila është fitore edhe për Maqedoninë Veriore si shtet shumetnik, që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne biseduam edhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimeve euroatlantike! HTH























