19:11 / 06.05.2019
Barcelona reagon pas lëndimit të Salah
Ylli egjiptian nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme.
Liverpooli do të paraqitet në sfidën ndaj Barcelonës me mungesa të mëdha, derisa kryesorja është ajo e Mohamed Salah, i cili u lëndua në sfidën ndaj Newcastle të shtunën.
Pasi që Liverpooli njoftoi se Salah nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e kthimit të gjysmëfinaleve, Barcelona përmes rrjetit social Twitter, i ka uruar shërim të shpejt egjiptianit.
“Ndeshjet si kjo janë për lojtarë të mëdhenj. Shërim të shpejtë”, thuhet në postimin e klubit katalanas.
Kujtojmë se përveç Salah, Liverpoolit nesër i mungojnë edhe Roberto Firmino dhe Naby Keita.
























