Kadri Veseli iftarin e parë e kaloi me prindërit në Mitrovicë
BKT
Lajme

Kadri Veseli iftarin e parë e kaloi me prindërit në Mitrovicë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kaluar iftarin e parë të këtij Ramazani bashkë me prindërit e tij në Mitrovicë.

Përmes një statusi në Facebook, Veseli ka postuar edhe një fotografi bashkë me prindërit dhe familjen e tij, ku edhe ka uruar të gjithë besimtarët duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe Ramazan të mbarë.

“Me prindërit për iftar. Agjërim të lehtë dhe Ramazan të mbarë për të gjithë”, ka shkruar Veseli.


MË SHUME NGA Lajme