Kolegji rrëzon Juven: Ia akordon Interit titullin kampion
BKT
Sport

Kolegji rrëzon Juven: Ia akordon Interit titullin kampion

Asnjë surprizë. Kolegji i garancive ka vlerësuar si të papranueshëm apelimin e paraqitur nga Juventus, për të kërkuar rivënien në diskutim akordimin e trofeut të titullit kampion në Seria A për sezonin 2005-2006, që iu akordua Interit, si pasojë e dënimeve të Juventus dhe Milan për skandalin e Calciopoli.

Avokati i bardhezinjve, Luigi Chiappero kishte kërkuar rihapjen e çështjes, me qëllim zhvendosjen e çështjes te Gjykata Federale Kombëtare e FIGC. Nga ana tjetër Kolegji ka konfirmuar vendimin e Tnas, organi i drejtësisë së asaj kohe, përcjell Telesport.

Ky i fundit, në 2011 kishte vlerësuar që në atë moment papranueshmërinë e pretendimit, të vendosur nga Këshilli Federal. Trofeu ishte akorduar Interit nga komisari i jashtëzakonshëm i Federatës Guido Rossi.