Ministri Mustafa paralajmëron reciprocitet me Serbinë
BKT
Lajme

Ministri Mustafa paralajmëron reciprocitet me Serbinë

Serbia nuk i njeh patentë shoferët e Kosovës dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, ka deklaruar se do të kërkojë reciprocitet.

Mustafa duke folur për Express ka paralajmëruar masa.

“Unë jam në dijeni dhe kjo është nismë e shtetit serb, në vazhdën e mosnjohjes së dokumentacionit të shtetit të Kosovës unë nesër në mbledhje të qeverisë kam me ngritë si temë dhe njeherit do kërkoj prej qeverisë të marrim masa të reciprocitetit duke filluar prej mos njohjes së tabelave dhe te gjitha dokumenteve që Serbia nuk na i njeh neve”, ka thënë Mustafa.


MË SHUME NGA Lajme