Prishtina-Llapi luhet të shtunën në orën 16:00
Komisioni i Garave ka përcaktuar orarin e ndeshjeve për javën e 31-të në IPKO Superligë dhe për javën e 28-të në Ligën e Parë.
Të premten do të zhvillohen tri ndeshjet ndërmjet skuadrave që janë në garë për t’iu shmangur zonës së barazhit, derisa të shtunën do të luhen tri ndeshje tjera, ku pa dyshim spikatin përballjet ndërmjet Feronikeli-Drita dhe Prishtina-Llapi. Kjo e fundit ishte paraparë që të luhet fillimisht në orët e mbrëmjes, mirëpo kjo ishte e pamundur për shkak të vendimit të KE të FFK-së që ndeshjet ndërmjet skuadrave që janë në garë për të njëjtin objektiv të luhen në të njëjtën kohë. Ndërkohë, në Ligën e Parë të gjitha ndeshjet do të zhvillohen të dielën.
IPKO Superliga – Java e 31-të
E premte, ora 16.00
Ballkani - Gjilani
Trepça ‘89 – Ferizaj
Flamurtari - Drenica (në stadiumin e Flamurtarit)
E shtunë, ora 16.00
Prishtina – Llapi
Feronikeli – Drita
Liria – KEK-u
Liga e Parë – Java e 28-të
E diele, ora 16.00
Onix – Istogu
Vëllaznimi – Besa
Dukagjini - Vushtrria
Drenasi - 2 Korriku
Fushë Kosova - Vllaznia (P)
Arbëria – Trepça
Ramiz Sadiku – Bashkimi
Kika – Vitia























