VIDEO-Serbia shtet agresor dhe ka kryer gjenocid në Kosovë
BKT
Lajme

VIDEO-Serbia shtet agresor dhe ka kryer gjenocid në Kosovë

Komisioni Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, ka miratuar draft-rezolutën për dënimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë të shkaktuara nga Serbia.

Saranda Bogujevci nga Vetëvendosje tha se qëllimi i projekt rezolutës ka për qëllim që përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës të njihet gjenocidi që është bërë në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi serb.

Ajo tha se është punuar që disa javë dhe ndërlidhet shumë me çështjen e konventave ndërkombëtare me raportet që kanë dalë nga OKB-ja ku përmenden të gjitha masakrat Kosovë, kjo rezolutë e përshkruan komplet çështjen e krimeve që janë bërë në Kosovë dhe njohja e gjenocidit, kjo do të hapë rrugë në proceset tjera.

Armend Zemaj tha se fokusi duhet të jetë të nxjerrja e rezolutës.

"Mendoj që kemi arritur të finalizimi i rëndësishëm i kësaj rezolute, duke e ruajt mandatin ad-hoc. Fokusi duhet të jetë të nxjerrja e rezolutës që i dënon krimet. Faktohet që së paku institucionet tona, Kuvendi konstaton që një shtet agresor ka kryer gjenocid në Kosovë", tha ai.

Për më shumë ndiqeni videon mëposhtme:


MË SHUME NGA Lajme