Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirja e parë do të jetë Vala Pupovci – dietologe, e cila do të flas për përparësitë e agjërimit
Për mini turneun me biçikleta në lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Alban Zeka - drejtor i OJQ-së "Me dhe për sportin"
Pastaj do të jetë bashkëpunimi Deutsche Welle – RTK Samiti i Berlinit takimi Pompeo-Merkel, ku do të flas Adelheid Feilcke - drejtoreshë e Programit për Evropën në DW.
Kurse i ftuari tjetër do të jetë Lirim Krasniqi nga OJQ "Germin", i cili do të flas rreth forumit për tërheqjen e investimeve nga diaspora.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























