​​Limaj e viziton familjen e dëshmorëve Fahri e Bahriu Fazliu
BKT
Lajme

​​Limaj e viziton familjen e dëshmorëve Fahri e Bahriu Fazliu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi dhe deputeti Haxhi Shala, kanë vizituar familjen e heronjve të Kombit, Fahri e Bahri Musliu, në 21 vjetorin e rënies se Bahriut.

Limaj ka vlerësuar lart kontributin e Bahriut, dhe familjes Fazliu në përgjithësi. Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se Bahri Fazliu ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare.

“Heronjtë si Bahri Fazliu dhe dëshmorët tjerë të UÇK-së janë themeli i lirisë së Kosovës. I paharrueshëm qoftë kujtimi për Bahriun dhe dëshmorët e Kombit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në Facebook.

 


MË SHUME NGA Lajme