06:41 / 08.05.2019
Mbahet debati i deputetëve me qytetarë të Dragashit
Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2019.
Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.
Takimi i radhës do të mbahet të mërkurën, më 8 maj, në Dragash.
Takimi mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në orën 14:00.
Në debat do të marrin pjesë deputetët: Driton Selmanaj –LDK, Luljeta Veselaj-Gutaj-PDK, Drita Millaku –LVV, Blerim Kuçi –AAK, Emilija Rexhepi – AAK dhe Duda Balje – 6+.























