"BE-ja të respektojë arritjet tona, përmes realizmit të lëvizjes së lirë"
BKT
Lajme

"BE-ja të respektojë arritjet tona, përmes realizmit të lëvizjes së lirë"

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim pune me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së dhe shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova në të cilin është diskutuar për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në rrugën europiane.

Përmes Facebook-ut, Haradinaj ka vlerësuar se Qeveria është angazhuar plotësisht në përmbushjen e agjendës europiane, duke ndërmarr me këmbëngulje reforma të gjithanshme, sidomos për fuqizimin e sundimit të ligjit. 

Haradinaj ka shprehur edhe interesimin që në mënyrë që të sigurohet paqja afatgjatë dhe e ardhmja europiane për të dy shtetet, të arrihet marrëveshja përfundimtare ligjërisht e obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë, që rezulton me njohje reciproke. 
“Një sinjal i qartë nga BE, se respektohen arritjet tona dhe se kemi mbështetjen e saj në mënyrë aktive është realizimi në kohë optimale e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës”, thekson Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme