Bie poshtë hipoteza e largimit, Marcelo qëndron te Reali!
BKT
Sport

Bie poshtë hipoteza e largimit, Marcelo qëndron te Reali!

Bie poshtë hipoteza Juventus për Marcelon. Mbrojtësi i Realit të Madridit me një profil të ulët në këtë sezon duket se do të vijojë të mbajë veshur fanellën e Los Blancos edhe ediconin e ardhshëm pavarësisht zërave që flisnin për një largim të tij nga organika e trajnerit Zidane me këtë të fundit që kërkon të ketë shërbimet e brazilianit edhe në vazhdim. 

Francezi e konsideron  30-vjeçarin që mbrriti në Madrid në verën e 2006-ës në moshën 18-vjeçare si një prej aseteve më të çmuara të klubit merengues.

Si klubi ashtu edhe vetë lojtari kanë për qëllim të vijojnë rrugëtimin e tyre drejt sezonit 2019/20, pavarësisht interesit që ka shfaqur për të klubi italian i Juventusit.

Pavarësisht ecurisë thuajse zhgënjyese të tij në pjesën e parë të sezonit Zidane riintegroi në organikë pozicionin e Marcelos dhe disa veteranëve të tjerë të skuadrës duke vlerësuar maksimalisht kontributin e tyre. Nën drejtimin Santiago Solarit, Marcelo përjetoi pikën më të ulët të karrierës së tij me qëndrimin thuajse konstant në stol.

Projekti i madrilenëve është të rehabilitojnë Marcelon duke qënë se ka qënë inaktiv në pjesën më të madhe të sfidave kryesore gjatë viteve të fundit. Me ardhjen e Zidane u duk një rilindje edhe e mbrojtësit në fushën e blertë me performancën e  tij shumë herë më kualitative nën drejtimin e francezit dhe tashmë Marcelo do të tentojë të thyejë rekordin e Roberto Carlos si lojtari i huaj me më shumë ndeshje të zhvilluara në historinë e klubit mbretëror.