Spahiu: Njohja nga Serbia çështje pazari
Analisti politik, Nexhemdin Spahiu, ka thënë se çështja e njohjes së Kosovës nga Serbia është çështje pazari.
Ai ka folur të mërkurën në “Imazh” te RTK.
“Serbia më në fund e ka nxjerrë prej goje se mund ta njohë Pavarësinë e Kosovës. Njohja e Kosovës nga Serbia është çështje pazari. Ajo ka kërkesa për Kosovën që të heq dorë nga kërkesat e Kosovës për luftën”, ka thënë Spahiu.
Ai ka folur për takimin e liderëve në Tiranë. “Është një munësi për të relaksuar raportet e akterëve në rajon. Nuk konsideroj që ka ndonjë ide konkrete në mesin e liderëve ballkanikë për ndonjë projekt”, ka theksuar Saphiu.
Ai është ndalur edhe te protesta e Vetëvendosjes në Tiranë, kundër presidentit të Serbisë dhe liderit të serbëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Nuk ma merr mendja që do të ketë ndonjë numër substancial. Kosova nuk shihet si prioritet në Tiranë. Në Tirana fakti që ata janë aty duket si sukses”, ka thënë ai.























