18:17 / 08.05.2019
Gasperini: Nuk largohem, jam i lumtur te Atalanta
Atalanta është në rrugë të mirë që të siguroj një vend në Kupat Evropiane për sezonin e ardhshëm, raportojnë mediet italiane, transmeton RTKlive.
E padyshim se trajneri Gasperini është më meritori që Atalanta e Etrit Berishës dhe Berat Gjemshitit është duke “luftuar” për të siguruar një vend për garat evropiane, madje, kjo skuadër është në garë edhe për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Puna e madh që ka bërë tekniku italian, ka ndezur interesimin e disa klubeve për Gasperini.
Por, trajneri italian ka mohuar zërat për largim nga kreu i bankinës së Atalantës.
“Ndihem shumë mirë këtu, jam i lumtur”, ka thënë Gasperini.























