"Duhet t’i blejë një ose dy lojtarë për të arritur Liverpoolin dhe Cityn"
BKT
Sport

"Duhet t’i blejë një ose dy lojtarë për të arritur Liverpoolin dhe Cityn"

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka thënë se i duhen një ose dy lojtar për të arritur nivelin e Liverpoolit dhe Manchester Cityt, raportojnë mediet britanike, transmeton RTKlive.com.

Tekniku italian mendon se skuadra e tij duhet të blejë lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës që po vjen.

“Është shumë vështirë për t’u afruar. Ne duhet të bëjmë diçka gjatë verës”, tha Sarri.

“Nuk është lehtë, sepse niveli është shumë i lartë, pra na duhet të bëjmë diçka në këtë drejti”, theksoi ai.

“Mendoi se duhet t’i blejmë një ose dy lojtar, ndryshe do të jetë e veshtirë”, përfundoi Sarri.