18:45 / 08.05.2019
Sanchez dëshiron rikthimin në Seria A
Alexis Sanchez duket se po shijon sezonin e fundit në Premier League, transmeton RTKlive.com.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi kilian i Manchester Unitedit, dëshiron rikthimin në Seria A.
Agjenti i kilianit raportohet se këtyre ditëve ishte në Milano, ku është takuar me krerët e Interit për të shikuar mundësinë e transferimit te klientit te tij tek “Nerazurët”.
Sanchez, i cili më parë ka luajtur tek Udinese, mësohet se preferon rikthimin në Seria A.























