18:52 / 08.05.2019
Martial s’largohet nga “Old Traffordi”
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të mbajë Anthony Martial në “Old Trafford”të paktën edhe një sezon, raporton “Star Daily”, transmeton RTKLive.
Martial ka bërë një sezon të madh me “Djajtë e Kuq”, edhe pse kjo skuadër nuk ia doli të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, megjithatë, klubet e mëdha evropiane janë të interesuara për yllin francez.
Solskjaer ka bërë të ditur se “Martial nuk do të largohet nga Manchester Unitedi, të paktën edhe një sezon”.























