Mogherini: Nëse sonte hiqet taksa unë nesër e ftoj dialogun
BKT
Lajme

Mogherini: Nëse sonte hiqet taksa unë nesër e ftoj dialogun

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se nëse sonte Qeveria e Kosovës e heq taksën ndaj Serbisë, ajo nesër e thërret takimin e radhës për dialog.

Ajo ka folur kështu nga Tirana, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Gjatë muajve të fundit vendimi i Qeverisë së Kosovës për të përcaktuar tarifën 100 përqind për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina kanë krijuar një ambient, i cili nuk është frytdhënës për dialogun. Nga ana jonë, nga ana e BE-së, por edhe nga ana e partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, kemi kërkuar që të tërhiqet tarifa dhe kjo do të krijonte menjëherë kushtet që dialogu të rifillonte. Dhe unë jam e bindur që në rast se do të hiqet tarifa sonte, nesër në mëngjes unë do të bëja thirrje për një sesion, seancë të re të dialogut”, ka theksuar ajo. “Një mjedis ushqyes që sjellë pikërisht këtë gjë do të thoshte edhe pezullimin e fushatës e këtyre fushatave për njohjen e Kosovës. Në mungesë të këtij mjedisi, unë nuk shoh që këto gjëra të rifillojnë”.

rtklive.com


MË SHUME NGA Lajme