19:43 / 08.05.2019
Deda: Zyra e Kancelares Merkel konfirmon se nuk ka ndryshim kufijsh
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ilir Deda ka bërë të ditur se kanë marr konfirmim nga Zyra e kancelares Merkel se nuk ka ndryshim kufijsh.
Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani, ku kanë zhvilluar takime me zyrtarë të shtetit gjerman.
“Nuk ka ndryshim kufijsh, konfirmon Zyra e Kancelarës Merkel. Kosova është një dhe e pandashme, me territor të panegociueshëm.
Foto pas takimit me z. Matthias Lütenberg, Drejtor i Divizionit për Evropë Qëndrore, Lindore dhe Jug-Lindore në Kancelarinë gjermane”, ka shkruar Deda në Facebook.























