11:55 / 09.05.2019
Nedved dhe Paritici bindin Agnellin, Conte rikthehet te Juventusi
Antonio Conte është pranë rikthimit të skuadra e Juventusit.
Lajmi që një muaj më parë dukej i pamundur pas divorcit mes palëve në vitin 2014, duket se do të ketë një fund të lumtur.
Pas takimi në orët e fundit, mes Pavel Nedved, Fabio Paraticit dhe Andrea Agnellit, dy drejtuesit kanë arritur të bindin numrin 1 të bardhezinjve, që të pranojë rikthimin në pankinë të ish-trajnerit të Kombëtares Italiane, transmeton KJ.
Tashmë detyra e drejtuesve bardhezi është që të ndërpresin marrëdhënien me trajnerin aktual Massimiliano Allegri, pasi fillimisht shpresohet se ky i fundit do të kërkojë largimin, për t’iu përgjigjur ofertave në drejtim të tij.
Strategu livornez mund të përfundojë te PSG, ku i kanë ofruar 15 milionë euro në sezon.























