14:43 / 09.05.2019
Haradinaj: Mogherinit iu mor nga dora dialogu
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se suksesi më i madh i Samitit të Berlinit ka qenë heqja e mandatit të Shefes së Diplomacisë Europiane, Frederica Mogherini.
“Samiti i Berlinit është një ngjarje shumë e dobishme dhe e suksesshme për Kosovën sepse procesi i dialogut i është marrë Mogherinit, tek e cila ka pasë rrezik që Kosovës me i ardhë e keqja edhe përfshirë ndarjen Kosovës”.
“Procesi i tanimë është në përgjegjësi të Merkelit dhe Macronit. Ky është suksesi më i madh sepse dialogu është hequr prej adresës, e cila ka mund të befasojë Kosovën me ndonjë marrëveshje të keqe”.























