Di Francesco kandidat kryesor për trajner të Milanit
BKT
Sport

Di Francesco kandidat kryesor për trajner të Milanit

Rossonerët pritet ta largojnë Gennaro Gattuson në përfundim të këtij stinori.

Edhe nëse Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Gattuso nuk i shpëton shkarkimit.

Ndërkohë te skuadra italiane kanë nisur të kërkojnë për zëvendësuesin e tij. Gazzeta Dello Sport, raporton se Milani është duke u interesuar për Eusebio Di Francescon. 

Ish-trajneri i Romës është i papunë që prej shkarkimit të tij nga kjo skuadër. Por janë dy faktorët që e mbajnë ende pezull këtë mundësi. I pari është Leonardo, i cili pret dhe nuk do të nxitohet. Ndërsa faktori i dytë është kualifikimi në Ligën e Kampionëve. Nëse Milani nuk kualifikohet, atëherë do të ndryshojë plani për sezonin tjëtër.

Kështu që drejtuesit janë duke pritur se çfarë do të ndodhë në tre ndeshjet e fundit të kampionatit, për të vendosur më pas se kush do të marrë drejtimin e ekipit.