`Përfshirja e SHBA-ve e pashmangshme në zgjidhjen e konflikteve në Ballkan`
BKT
Lajme

`Përfshirja e SHBA-ve e pashmangshme në zgjidhjen e konflikteve në Ballkan`

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, po merr pjesë në tryezën e diskutimit me Kongresmen dhe personalitete tjera me ndikim në Washington.

Beqaj gjatë fjalimit të tij theksoi ndikimin gjeopolitik dhe rëndësinë në zhvillimin e Ballkanit, me ç’rast tha se roli i SHBA-ve është i rëndësishëm në zgjidhjen e konflikteve dhe mirëqeniës në Ballkan, njofton Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Në vazhdimin e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i pari i MIN do të takohet me Robert Adelhord, i cili është edhe folësi kryesor i konferencës “Smart Cities 2019”.

Ministri Beqaj në këtë konferencë do të prezantojë shtetin e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme