Hundë të bllokuara? Kështu i zhbllokoni brenda pak minutash
BKT
Lifestyle

Hundë të bllokuara? Kështu i zhbllokoni brenda pak minutash

Një nga simptomat më të bezdisshme të gripit është padyshim hunda e bllokuar.

Sipas ‘Prevention’ ka disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë të zhbllokoni hundët pa përdorur mjekime specifike, transmeton Shëndeti.

Truku i parë: Trokitja e gjuhës

Vendosni majën e gjuhës afër dhëmbëve dhe më pas shtypni fortë pjesën mes vetullave. Përsëriteni atë përreth 20 sekonda.

Truku i dytë: Mbajtja e frymës

Përkulni kokën mbrapa dhe mbani frymën sa më shumë të mundeni. Kur të nisni të merrni frymë lirisht, sinuset do të jenë pastruar.