Dialogu me Serbinë, Meta: Mbështesim përpjekjet e Kosovës
BKT
Lajme

Dialogu me Serbinë, Meta: Mbështesim përpjekjet e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka thënë se Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Përmes një statusi në Facebook, Meta tha  se dialogu do të kontribuonte në përmirësimin e marrëdhënies mes dy vendeve.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit. #BBPTirana


MË SHUME NGA Lajme