Mustafa kritika për Qeverinë Haradinaj, por e shfajson për Telekomin
BKT
Lajme

Mustafa kritika për Qeverinë Haradinaj, por e shfajson për Telekomin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë një intervistë në emisionin n’Shesh të RTK-së e ka komentuar edhe situatën e fundit me të cilën po përballet Telekomi i Kosovës. Ai ka thënë se për këtë temë nuk duhet të fajësohet qeveria Haradinaj.

“Përgjegjësi për gjendjen në Telekom duhet të japin ata që e nënshkruan marrëveshjen me Z-Mobile. Ka pasur një gërshetim të interesave biznesore aty. Tani nuk mund të fajësojmë qeverinë Haradinaj për këtë situatë. Qeverinë duhet ta fajësojmë për punësimet mbi baza partiake që po ndodhin në kohën kur Telekomi ndodhet buzë falimentimit”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se nuk e sheh zgjidhje që tani për Telekomin qeveria të ndajë fonde publike.

“ Duhet të ekzaminohet se çfarë ka ndodhur në Telekom. Mendoj se qeveria nuk duhet të ndaj mjete publike në emër të shpëtimit të Telekomit”, ka  pohuar Mustafa.

Gjatë kësaj interviste, kreu i partisë më të madhe opozitare ka adresuar kritika të shumta në drejtim të qeverisë Haradinaj duke thënë se nuk po bëhet sa duhet në zhvillimin ekonomik. Sipas Mustafës taksa ndaj produkteve të Serbisë, është bërë mbulesë e shumë veprimeve të kësaj qeverie.


MË SHUME NGA Lajme