Thaçi: Më 2002 një ish-kryeministër shqiptar më erdhi me plan të Gjingjiqit
BKT
Lajme

Thaçi: Më 2002 një ish-kryeministër shqiptar më erdhi me plan të Gjingjiqit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në vitin 2002, njëri prej ish-kryeminsitrave të Shqipërisë, ka shkuar tek ai ku i ka prezantuar idenë e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, për ndarjen e Kosovës.


Thaçi në një intervistë për “TV Klan” në Shqipëri, ka thënë se ish-kryeministrit shqiptar i ka thënë se është në adresë të gabuar.

“Në vitin 2002 njëri nga ish-kryeministrat e Shqipërisë ka ardhur në zyrën time, ku ma ka prezantuar idenë e Gjingjiqit për ndarjen e Kosovës. E kam nxjerrë nga zyra. Është adresa e gabuar, gjeje dikë tjetër. Ndoshta e kanë propozuar edhe te presidenti Rugova”, ka thënë ai.

“Nuk e them, do ta them në një rast tjetër”.


MË SHUME NGA Lajme