12:56 / 10.05.2019
Zëvendëskryeministri ngushëllon familjen e nëntetares së vrarë në Letoni
RTKlive
Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e nëntetares së ushtrisë shqiptare Zarife Hasanaj nga Tropoja e cila ka humbur jetën në Letoni.
Postimi i Pacollit në Facebook:
Lavdi dëshmores së atdheut Zarife Hasanaj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe popullit shqiptar.























