SBASHK iu dëshiron nxënësve të Kosovës arritje të larta në garën e diturisë
Nesër të gjithë nxënësit e arsimit fillor, atij të Mesëm të Ulët dhe të Lartë do të jenë pjesë e garës së diturisë.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti bashkë me zëvendësministrin në MASHT, Azem Guri kanë vizituar të mërkurën selinë e SBASHK-ut dhe kanë bashkëbiseduar me kryetarin Rrahman Jasharaj dhe anëtarët e kryesisë lidhur me këtë aktivitet diturie e në të cilin do të bëjnë garë të barabartë të gjithë nxënësit e Kosovës.
SBASHK-u i ka dhënë përkrahje këtij aktiviteti dhe aktiviteteve tjera mësimore, kulturore e sportive që janë organizuar e do të organizohen në shkollat tona për nxënësit e Kosovës.
Në garën e nesërme të diturisë mësimdhënësit do të jenë me nxënësit e tyre për të monitoruar garën e diturisë.
Ata edhe do të vlerësojnë testet e nxënësve të tyre për të parë se cilët janë më të mirët për momentin në nivel klase e për të vazhduar pastaj këtë garë në nivel komune dhe edhe në nivel vendi.
SBASHK-u apelon te mësimdhënësit , që si gjithmonë edhe tani , të dëshmohen se janë të përkushtuar për të dhënë kontributin e tyre në shërbim të nxënësve dhe arritjeve edhe më të larta arsimore në të ardhmen.























