13:29 / 10.05.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Të shtunën mbahet gara e diturisë, për të folur për këtë çështje i ftuar është Rexhep Hoti, koordinator nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.
Lidhje direkte do të ketë nga Ferizaj në festivalin e karikaturës ku prej atje do të flas Ilmi Musliu, kryetar i Karikaturistëve “Hithi”.
I ftuari i radhës do të jetë Taulant Rruci, koordinator, Fondacioni “ArsKosova” ku do të flas për aplikimin për garat e muzikantëve të rinj 'ArsKosova 2019'.























