Dedaj: Serbia është rrezik për paqen në Ballkan dhe botë
BKT
Lajme

Dedaj: Serbia është rrezik për paqen në Ballkan dhe botë

RTKlive

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, tha se Serbia paraqet rrezik për paqen në Ballkan dhe atë botërore.

“Serbia është rrezik permanent për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe me gjerë. Madje ajo mund të provokojë një luftë botërore, me përmasa katastrofike për shkak të lidershipit radikal nacionalist, i cili para opinionit dëshiron të justifikojë, qoftë edhe përmes konflikteve, dështimin dhe debaklin në të gjitha luftërat e shkaktuara në dekadat e fundit, në territorin e ish-federatës jugosllave”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas tij NATO, SHBA dhe Bashkimi Evropian, duhet t'i vëzhgojnë nga afër provokimet dhe lëvizjet e forcave serbe, duke ia bërë të qartë se ajo mund të pësojë humbje dhe katastrofa tjera, nëse luan me zjarrin dhe rrezikon paqen ne Ballkan.


MË SHUME NGA Lajme