Mesazhi i Klopp para ndeshjes së fundit të Liverpool në Premierligë
BKT
Sport

Mesazhi i Klopp para ndeshjes së fundit të Liverpool në Premierligë

Jurgen Klopp është paraqitur në konferencën e fundit para gazetarëve para sfidës së ditës së diel kundër Wolves.

Liverpool që renditet në vendin e dytë në Premierligë me 94 pikë, ka nevojë për fitore kundër Wolves në Anfield, dhe duhet të shpresojë që Brighton të ndalë Manchester Cityn, për t’u shpallur kampion pas 29 vitesh pritje.

Klopp e di që situata në të cilën skuadra e tij gjendet nuk është e lehtë, por kërkon që ndeshja ndaj Wolves të fitohet.

“Ishte një javë, nuk e di sigurt nëse e mrekullive, por e momenteve të mëdha të futbollit”, ka deklaruar Klopp, derisa ka folur për përmbysjen e rezultatit të Liverpool i ka bërë Barcelonës, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nga pikëpamja jonë, mund të ketë edhe një moment të madh futbolli të mirë për ne edhe në fundjavë. Do të ishte mirë. Java nuk ka mbaruar akoma, e diela kushton këtë javë, por jo në javën e ardhshme”.

“Asgjë nuk ka ndryshuar. Mendoj se shumica e njerëzve kanë pritur që unë të ulem sot këtu dhe të them, në rregull, pasi nuk jemi në finalen e Ligës së Kampionëve, do të jetë shumë e vështirë të bëhemi kampion. Ne tani jemi në finalen e Ligës së Kampionëve, dhe akoma është e vështirë të bëhemi kampion. Por e vetmja gjë që mund të bëjmë është që ne të fitojmë ndeshjen”.