Milani shet yllin e ekipit
BKT
Sport

Milani shet yllin e ekipit

Milani është i destinuar që njëherë e mirë të bëjë revolucion në ekip.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, ‘Rossonerët’ kanë vënë në tregun e transferimeve Hakan Calhanoglu.

Klauzola e largimit të anësorit turk është 20 milionë euro dhe pritet të largohet në verë nga ‘San Siro’, përcjell lajmi.net.

Përformancat e 25-vjeçarit kanë qenë jobindëse për drejtuesit e Milanit, çka ka ardhur deri te vendimi për ta vendosur në shitje.

Ai ka kontratë deri në vitin 2021, por ekipi që drejtohet nga Gattuso kërkon largimin e tij para se të kushtonte me parametra zero.

Leipzig dhe Schalke janë dy ekipet e interesuara për shërbimet e tij.