22:59 / 10.05.2019
Zeka apel qytetarëve që të legalizojnë armët
Zëvendësministri i Brendshëm në Qeverinë e Kosovës, Izmi Zeka, ka apeluar të qytetarët e Kosovës, që të ndjekin procedurën për legalizimin e armëve.
Një kërkesë të tillë ai e ka bërë në magazinën “55 minuta” te RTK.
“Një apel të përgjithshëm: do t’i lusja të gjithë qytetarët e Kosovës pa dalliim, të mos e rrezikojmë jetën e njëri tjetrit. Kosova mjaft ka humbur njerëz dhe të mos i humbë edhe në paqe. Armët bartni, por t’i keni me leje”, ka thënë ai.























