Montella synon “hakmarrjen” ndaj Milanit, Atalanta luan për historinë!
BKT
Sport

Montella synon “hakmarrjen” ndaj Milanit, Atalanta luan për historinë!

Lufta për vendin e 4-t në Serie A vijon edhe këtë fundjavë. Dueli më interesant në distancë është ai mes Atalantës dhe Milanit.

Skuadra e Gaseperinit është shumë pranë historisë për trajneri i bergamaskëve kërkon që djemtë e tij të qëndrojë duke theksuar se objektivi parësor për t’u arritur është kualifikimi në Europa League dhe për ta bërë të mundur këtë, duhet që Atalanta të fitojë sot ndaj Genoas.

Por nëse Ilicic me shokë do të bëjnë detyrën ndaj skuadrës së Prandellit atëherë objektivi Champions do të afrohej gjithnjë e më shumë për Atalantën që deri në fund të kampionatit duhet të mbrojë tre pikët avantazh që ka ndaj Milanit. Pikërisht kuqezinjtë luajnë në mbrëmje në një transfertë të vështirë ndaj Fiorentinës, me objektivin e vetëm fitoren, transmeton SS.

Në krahun tjetër Vincenzo Montella do të kërkojë të hakmerret ndaj kuqezinjëve për shkarkimi nga stoli i Milanit, për më tepër që Fiore po kalon një moment shumë delikat dhe do të kërkojë të evitojë humbjen e 5-të rresht në të gjitha kompeticionet.