Klubi i njohur i Serisë A po shitet, ja kush janë pronarët e rinj
BKT
Sport

Klubi i njohur i Serisë A po shitet, ja kush janë pronarët e rinj

Ekipi i mirënjohur i Serisë A, Sampdoria, mund të ndryshojë fytyrë së shpejti.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë ndërrim steme ose trajneri, por për presidencën e klubit.

Agjencia  italiane e lajmeve, “ANSA” ka bërë të ditur se presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero po mendon seriozisht që ta shesë klubin.  Fondi anglez Aquilor i ka bërë një ofertë presidentit. 120 milionë euro është shifra e paraqitur për të blerë klubin.

Aquilor i ka premtuar Ferreros që do të qëndrojë në krye të klubit edhe për disa muaj përfshirë merkaton e verës.

Sipas burimeve paratë e Aquilor vijnë nga investitorë arabë, të cilët duan të përhapin influencën e tyre edhe në Itali.

Mos harrojmë se disa nga klubet më të mëdha në Europë si PSG dhe Manchester City drejtohen nga arabët.