Diaspora në Cyrih dhuron 23.730 franga për nënat dhe fëmijët në Kosovë
BKT
Lajme

Diaspora në Cyrih dhuron 23.730 franga për nënat dhe fëmijët në Kosovë

Është përmbyllur me shumë sukses ngjarja bamirëse “Shpëto Jetë”, e cila u mbajt për të tretën herë me radhë në Cyrih të Zvicër, me të cilin rast performoi sopranoja Learta Jakupi, dhe bendi nga Prishtina ‘String String’.

Kjo mbrëmje bamirëse e organizuar nga Action for Mothers and Children dhe bashkë-organizatorët Agron Abrashi, Omer Dzemali, si dhe Sevdail Tahiri u mbajt me qëllimin e ngritjes së fondeve nga diaspora për uljen e shkallës së vdekshmërisë të foshnjave në Kosovë.

Përfaqësuesja e Solidar Suisse, Syzane Baja, në një fjalë rasti tregoi për bashkëpunimin e mirë mes organizatave dhe lëvdoi punën e AMC-së duke bërë thirrje që sa më shumë të ndihmohet misioni dhe puna e fondacionit humanitar. 

Sipas një komunikate, gjatë mbrëmjes shumë personalitete të shquara dhanë kontributin e tyre dhe dhuruan fonde në koktein tre-orësh. Pjesë e organizimit të ngjarjes ishte edhe një ankand i qetë, të cilit i kontribuan, kompania angleze e syzeve të punuara nga druri Campbell Marson, punime argjile nga “Dhe by Granita”, fotosesion nga Rromir Imami, fotografi nga Barbara Burri, si dhe u Kosova Ëine me prodhimet të verës.

"Ishte një privilegj i jashtëzakonshëm që ishim në mesin e kaq shumë filantropëve të Diasporës sonë në Cyrih. Së bashku festuam sukseset dhe arritjet e viteve të kaluara, ndërsa ngritëm fonde të cilat do të mundësojnë furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zgjerimin e programit të skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës si dhe zgjerimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas, ‘Klasat për Nëna‘ në Kosovë", u shpreh Janine Mehmeti, menaxhere në AMC.


MË SHUME NGA Lajme