Bayerni sfidon Leipzig për titullin e 7-të radhazi
BKT
Sport

Bayerni sfidon Leipzig për titullin e 7-të radhazi

E shtuna mund të rezultojë dita e titullit të 7-të radhazi të Bayernit në Bundesliga.

“Bavarezët” luajnë një nga dy ndeshjet delikate që u kanë mbetur në këtë fund sezoni por nëse fitojnë sot ndaj Leipzig do të siguronin edhe matematikisht titullin pasi edhe nëse Dortmundi fiton ndaj Dusseldorf diferenca mes tyre do të mbetej në 4 pikë dhe do të ishte e paarritshme për një javë.

Leipzig gjithsesi nuk pritet të lëshojë pe pasi luan ndeshjen e fundit para tifozëve të saj në këtë sezon dhe pavarësisht se e ka blinduar vendin e 3-të, do të kërkojë të bëjë një figurë të mirë, transmeton SS.

Kjo sfidë është edhe si një antipastë për finalen e Kupës së Gjermanisë ku do të sfidohen pikërisht Leipzig dhe Bayerni.