Tifozët e zemëruar hyjnë në shtëpinë e Valverdes
BKT
Sport

Tifozët e zemëruar hyjnë në shtëpinë e Valverdes

Eliminimi nga Liverpool nuk përcillet lehtë nga tifozët e Barcelonës, dhe për ktë fajësojnë më tepër trajnerin Ernesto Valverde.

Sipas “RAC 1” gjatë natës së mbrëmshme dikush ka hyrë në shtëpinë e trajnerit të Barcelonës. Ende nuk dihet se nëse kanë vjedhur diçka por ata i kanë lënë një shënim atij. 

“Është se si është”, kështu kishin shkruar në shënim fansat e zemëruar. Këto fjalë i kishte thënë trajneri i Barcelonës pas humbjes turpëruese ndaj Liverpool-it.

Nga raportimet e mediave spanjolle, Ernesto nuk do të marrë asnjë veprim ligjor.