Prishtina dhe Llapi po tregojnë performancë të bukur në “Fadil Vokrri”
BKT
Sport

Prishtina dhe Llapi po tregojnë performancë të bukur në “Fadil Vokrri”

Prishtina dhe Llapi po dhurojnë lojë mjaft të mirë në përballjen që po luhet në “Fadil Vokrri”.

Prishtinasit dhe llapjanët po ballafaqohen në derbin e javës së 31-të të elitës së futbollit tonë, në një sfidë tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit.

Kryeqytetasit shënuan një gol parmes Khalid, por u anulua për shkak të pozitës jashtëlojë.

Vlen të theksohet se për këtë ndeshje ka pasur një interesim të madh sidomos nga tifozët mysafir.     

Para ndeshjes tek tifozët e Prishtinës u shfaqen lojtarët e klubit të basketbollit Prishtina të cilët dje fituan titullin e kampionit në Basketboll.

Krahas kësaj ndeshje po zhvillohet edhe ndeshja mes Feronikelit dhe Dritës.