17:51 / 12.05.2019
Manchester City, kampion i Premier Leagues
Manchester City i Pep Guardiolës është kampioni i Premier League, pasi që sot mundi në udhëtim Brighton-in, me rezultat 1-4, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në ishull, raporton RTKlive.
Djemtë e strategut spanjoll fitojnë për të dytën herë radhazi trofeun e Premier Leagues.
“Qytetarët” me 98 pikë të tubuara e mbyllin këtë edicion, dy më shumë së Liverpool që sot mundi Wolves, me rezultat 2-0, me dygoleshin e Mane, fitore kjo që nuk ishte e mjaftueshme për ta rrëmbyer titullin e kampionit.
Aguero (28’), Laporte (38’), Mahrez (63’) dhe Gundogan (72’), shënuan nga një gol për fitoren e Cityt, kurse, golin e vetëm për Brighton e realizoi Murray (27’).























