VIDEO-Në fund të qershorit rezultatet preliminare për ndotjen në Prishtinë
BKT
Lajme

VIDEO-Në fund të qershorit rezultatet preliminare për ndotjen në Prishtinë

RTKlive

Projekti për ngritje të kapacitetit për kontrollin e ndotjes së ajrit, do të nxjerrë se kush janë ndotësit më të mëdhenj në Prishtinë dhe cilat janë pikat më të mëdha të ndotjes.

Nezakete Hakaj shefe e Divizionit të Ndotjes Industriale në MMPH tha se projekti për ngritje të kapacitetit për kontrollin e ndotjes së ajrit, po përkrahet nga JICA japoneze dhe zgjasë tre vite.

“Ne jemi fokusuar në Prishtinë, kemi filluar me kryeqytetin dhe do të shohim në të ardhmen për zgjerim në tërë Kosovën”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK)

Sipas saj projekti ka filluar në lagje ku ka lëndë djegëse me më shumë ndotëse. Hakaj bëri me dije se matjet janë bërë për disa muaj në Prishtinë.

Nezakete Hakaj shefe e Divizionit të Ndotjes Industriale në MMPH, vlerësoi se disa herë Prishtina është krahasuar me qytete me ndotje të madhe.

Sipas saj në fund të qershorit do të jenë rezultatet preliminare për pikat e nxehta, apo të ndotjes në regjionin e Prishtinës.

Për më shumë ndiqeni intervistën ë plotë të Nezakete Hakaj shefe e Divizionit të Ndotjes Industriale në MMPH.


MË SHUME NGA Lajme