Donik Sallova aderon në Vetëvendosje
BKT
Lajme

Donik Sallova aderon në Vetëvendosje

Donik Sallova është emri më i ri që i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje. Sallova është professor në Kolegjin AAB ndërsa ka diplomuar në shkenca politike.

Anëtarësimin e tij në VV e ka bërë publik vet kryetari i saj Albin Kurti.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Donik Sallova është doktor i shkencave politike. Ai sot u anëtarësua në Lëvizje. Bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca, e mirëpritëm ne selinë qendrore.

Nga viti 2013, Donik Sallova punon si profesor në Fakultetin e Administratës Publike të Kolegjit AAB. Studimet themelore për shkenca politike i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ato postdiplomike për teori politike në Universitetin e Tiranës.

Doniku është 32 vjeçar. Në vitin 2017, ai ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës me temën “Politika e ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar”. Prej shumë vitesh është kontributor në opinionin publik si politolog me analiza, kolumne dhe opinione për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe trevat tjera shqiptare. Ka të botuar disa artikuj shkencorë me tematika mbi çështjet e identitetit kombëtar, decentralizimit etnik në Kosovë, politikave denacionalizuese të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, sfidave të shtetndërtimit të Kosovës dhe domosdoshmërisë së bashkimit kombëtar etj.

Me Donikun në VETËVENDOSJE! jemi më të fuqishëm në mendim dhe më të sigurt në veprim drejt sfidave, pra fitoreve, të reja.


MË SHUME NGA Lajme