Dedaj takohet me ambasadoren e re të Malit të Zi, Marija Petroviq
BKT
Lajme

Dedaj takohet me ambasadoren e re të Malit të Zi, Marija Petroviq

RTKlive

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut Gjergj Dedaj, sot është takuar me ambasadoren e re të Malit të Zi në Shkup, Marija Petroviq.

“Kisha nderin, të pranojë për një vizitë njohëse, ambasadoren e re të Malit të Zi në Maqedoninë e Veriut, Marija Petroviq, me të cilën, në një atmosferë miqësore, biseduam për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe në të ardhmen në Bashkimin Europian, ndihmon dhe lehtëson perspektivën euro-atlantike të tërë Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Dedaj në faqen në “Facebook”.


MË SHUME NGA Lajme