VIDEO - Tahiri: Vendi ku është shembur dheu do sanim të plotë
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë se në masë të madhe është eliminuar rreziku i shembjes së dheut në Prishtinë, por vendi duhet të sanohet plotësisht.
Tahiri ka folur të hënën në “Imazh” te RTK.
“Në masë të madhe është eliminuar rreziku, por prapë mund të ketë rrezik derisa të sanohet komplet ajo pjesë. Dyshimet e para janë që rrëshqitja ka mundur të ndodhë për shkak të shpërthimit të ujit. Kur ka ujëra tokëse mund të ketë raste të tilla, që janë të paparashikueshme. Prishtinës, siç e tha edhe kryetari Ahmeti, i duhet një moratorium për ndërtimet”, ka thënë ai.
Në rrugën ‘Qamile Jaka’ në Prishtinë, mbrëmë ka filluar shembja e dheut, ku dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpërthimit të një gypi të ujësjellësit.























