Balje viziton “Handikos”-in në Pejë, jep disa pako ushqimore
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, do t`iu dhurojë pako ushqimore disa familjeve në Pejë.
Ajo i ka thënë gazetës lokale të Pejës “Zarfi” se nesër me fillim në ora 11:00 do të vizitoj qendrën rajonale “Handikos” në Pejë.
Balje ka theksuar se qëllimi kryesor i kësaj vizite është njohja nga afër me punën, të arriturat dhe sfidat nëpër të cilat po kalon kjo qendër dhe në përgjithësi personat me nevoja të veçanta.
“Gjatë vizitës time në këtë qendër gjashtë familjeve që janë në nevojë do t’ju dhuroj nga një pako ushqimore”, ka thënë Balje, duke premtuar kështu se kjo nuk do të jetë vizita dhe kontributi i parë për personat me nevoja të veçanta të kësaj qendre. "Sepse të gjithë jemi të barabartë dhe duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin", ka theksuar ajo.























