21:30 / 13.05.2019
Veseli nga veriu i Kosovës: Kosova është një
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se sa më mirë të jetojnë qytetarët në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe gjithandej, aq më mirë do t’i ketë punët edhe shteti ynë i pavarur dhe sovran.
Veseli ka bërë një postim në Facebook nga fusha e tij në veri të Kosovës për zgjedhjet në katër komunat, që do të mbahen më 19 maj.
"Sa më mirë të jetojnë qytetarët në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe gjithandej, aq më mirë do t’i ketë punët edhe shteti ynë i pavarur dhe sovran.
Kosova është një. PDK ka kandidatët e saj në këto komuna, për zgjedhjet e jashtëzakonshme, me të cilët konkurron, me përgjegjësitë që ka para të gjithë qytetarëve pa dallim".























