Haradinaj shtron iftar për BIK, aty edhe presidenti Thaçi
BKT
Lajme

Haradinaj shtron iftar për BIK, aty edhe presidenti Thaçi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shtruar iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës, por aty kanë qenë edhe presidenti Hashim Thaçi, zv.kryeministrat Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli e Fatmir Limaj, si dhe ministrat Valdrin Lluka, Uran ismaili, Abelard Tahiri, Pal Lekaj, Ekrem Mustafa e Mahir Yagcilar.

Njoftimi i Haradinajt: 

Si vazhdimësi e traditës, sonte kam shtruar iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij. Cilësitë më të mira njerëzore që vijnë në shprehje gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit, le të na shërbejnë që ta tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët, fuqizimin e shtetit tonë dhe ruajtjen e vlerës sonë të rrallë dhe të dëshmuar të tolerancës ndërfetare. Të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, ju dëshiroj agjërim të lehtë edhe përgjatë ditëve të mbetura të Ramazanit.

 


MË SHUME NGA Lajme